Gjiganti gjerman BMW prezantoi në sallonin e automobilave në Gjenevë konceptin e tij M8 Grand Coupe.
Nga Munihu porositin se ai përfaqëson një risi krejtësisht të re sa i përket linjës luksoze M.
Koncepti M8 Grand Coupe ka maskë të zezë të përparme, e cila pritet të jetë standarde edhe për modelet e ardhshme.
“Ai është i dizajnuar në atë mënyrë që të tërheqë njerëzit që kërkojnë diçka të veçantë”, ka thënë Domagoj Dukec nga kompania BMW.
BMW Koncept M8 Grand Coupe paralajmëron Serinë e re 8, e cila do të prezantohet vitin e ardhshëm. /kp/Telegrafi/