Telegrafi

BMW, drejt uljes së prodhimit

Lajmin e ka bërë të ditur Ian Robertson, këshilltar i administratës së grupit gjigand dhe përgjegjës për shitjet dhe marketingun.

“Para se të shkojmë tek ulja e prodhimit, do të shikojmë me vëmendje zhvillimin e tregjeve në javët e ardhshme dhe më pas do te vendosim”, ka deklaruar Robertson.

Grupi prestigjoz automobilistik që në nëntor uli nivelin e prodhimit, pasi përfitimet e tremujorit të fundit zbriten me 60%.

Robertson ka shtuar se të bësh një parashikim të saktë për vitin e ardhshëm është pothuajse e pamundur.