Telegrafi

BMW bën disa ndryshime në M3 (Foto)

Vetëm një vit pasi e lansoi M3-shin të fundit, kompani gjermane BMW do t’ia bëjë disa ndryshime. Këtu përfshihet tërë pamja e modelit, përbërësit dhe kuajfuqitë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është bërë e ditur pikërisht se çfarë intervenimesh saktë do të pësojë, thuhet se të gjitha këto do të ndikojnë në përformansë dhe lëvizje më të shpejtë.

Sipas medieve që merren me automobilizëm, ndryshimet do të jenë minimale, që pronarët e modelit të fundit M3 të mos ndihen të mashtruar. Sidoqoftë, me intervenime, sado të vogla, gjithçka pritet të ndryshohet. Këto përfshijnë enterierin që do të ketë stil përgjithësisht krom, materiale me qepje të veçantë dhe detaje të ndryshme teknologjike. /Telegrafi/