Telegrafi

BMW 850 nga Manhart që ka 700 kuaj-fuqi

Serie 8 kabriolet është karavani më luksoz në ofertën e BMW-së, e të gjitha versionet e saj janë mëse të fuqishme për autostrada, megjithatë në Manhart nuk mendojnë ashtu.

Manhart u ka ofruar blerëve të BMW M850i pakon e re “tuning”, që përfshin rifreskimin e njësisë ECU, përmirësimin e tubo-mbushësit, ka ftohës së ri, filtër sportiv për motorin 4,4 litra biturbo V8, që e vë në lëvizje ndërruesi i përmirësuar automatik me tetë shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Fuqia e motorit të veturës së lartpërmendur është rritur, ku në vend të 522 kuaj-fuq tani i ka 700, e kjo do të thotë se vetura e modifikuar është më e fuqishme sesa modeli standard i dalë nga shiriti prodhues i fabrikës M8 Competition që prodhon 617 kuaj-fuqi.

MH8 700 kabriolet dallon sa i përket anës vizuele nga modeli i prodhimit serik, aty janë fellnet 20 inç Manhart Concave One me gomat e cilësisë së lartë me dimensione 245/35 dhe 275/30.

Megjithatë Manhart nuk ka zbuluar çmimin për MH8 700 kabriolet, që ka gjetur vend në mesin e modelit më të fuqishëm MH8 800. /Telegrafi/