Dy vjet më parë, një shofer i panjohur e parkoi veturën e tij të tipit BMW përpara kryqëzimit në rrugën kryesore drejt Bonn-Alfter, në krahinën gjermane të Nordrhein-Westfalisë.
Pasi e parkoi në një livadh, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u zhduk dhe nuk u paraqit më.
Dhe që atëherë, modeli “BMW 3 Compact” qëndron në bar si një karrem për hajdutët që i kanë shkatërruar kabinën.
Por çfarë thuhet më tej, veçanërisht interesant është fakti se: as autoritetet e qytetit, as policia nuk janë përgjegjës për heqjen e saj, sepse ajo qëndron në një pronë private. /Telegrafi/