Lucy Anderson-Roberts nga Somerset i Anglisë, ka mbetur e skuqur, pasi bluza me prerje në mes, që e bleu përmes internetit, po i shfaq më shumë trup se që duhet.
Blerësja 27-vjeçare mendoi se kjo veshje do ia zbulonte paksa barkun, ndërsa do t’i kombinohej mirë me pantallona të ngushta, transmeton Telegrafi.
Por, kur e veshi, mbeti u hutuar kur bluza ia shfaqi komplet gjoksin. Andaj, postoi një fotografi, ku pjesët intime i mbuloi me një emoji.
“Në reklamë ia shfaqte barkun, mua po më del i tërë gjoksi, është e pakuptimtë”, ka shkruar blerësja e zhgënjyer me bluzën që i arriti në shtëpi.
Në të njëjtën kohë, kërkoi nga të gjithë të bëjnë kujdes në kohën e blerjeve të shumta për festat e fundvitit, pasi mund të bien pre e këtyre gabimeve të mundshme. /Telegrafi/