Site icon Telegrafi

Bluza me dizajnin që të mundëson të komunikosh me njerëzit e çdo shteti që e viziton (FOTO)

IconSpeak është bluzë e printuar me 40 ikona universale, gjë që e bën të përsosur nëse nuk flisni gjuhë të huaja.

Bluza është krijuar nga tre meshkuj me shtetësi zvicerane, të cilët ishin inspiruar nga një aventurë diku në Vietnam.

“Ne, pas aventurës me disa probleme në Vietnam, kishim menduar se është e rëndësishme të kemi gjithmonë me vete disa ikona thelbësore, të cilat na mundësojnë që vetëm me gisht të tregojmë se për çfarë kemi nevojë. Ne i kemi listuar disa nga ikonat më të nevojshme që na kanë rënë në mend dhe kemi menduar t’i printojmë ato në bluzë”, kanë treguar ata.

Qëllimi i kësaj bluze është që t’jua lehtësoj komunikimin të gjithë personave që udhëtojnë në shtete të ndryshme dhe nuk njohin gjuhë tjera. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Exit mobile version