Telegrafi

Blutë sigurojnë pikët e para

Blutë fituan me rezultat minimal prej 1-0 përballë skuadrës portugeze, e cila u tregua kundërshtar i rrezikshëm, por inferior ndaj Chelseat.

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Nicolas Anelka, i cili me të filluar pjesa e dytë (48’) kaloi skuadrën e tij në epërsi dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.

Takimi tjetër i Grupit D i zhvilluar ndërmjet Atletico Madridit dhe APOEL Nicosias ka përfunduar pa gola.