Telegrafi

Blutë marrin kreun pas një goleade

Serinë e golave e filloi Gaël Givet, i cili shënoi në portën e tij (20’), pas një goditjeje të Nicolas Anelcas, dhe me këtë diferencë minimale përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë (48’), mesfushori Frank Lampard dyfishoi epërsinë pas një pasimi të Didier Drogbas.

Katër minuta më pas (52’) radha i erdhi Michael Essienit, i cili shënoi një supergol nga një distancë prej afro 32 metrash.

Frank Lampard shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje, pas një penaltie të akorduar në favor të vendasve (59’).

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Didier Drogba, i cili shënoi golin e pestë për Blutë.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea rimerr pozitën e parë në tabelë, me një ndeshje më shumë se Manchester United që të dielën e zhvillon derbin e vështirë në Anfield kundër Liverpoolit. /Telegrafi/