Telegrafi

Blutë fundosin Topçinjtë

Blutë kanë mposhtur Topçinjtë në kështjellën e tyre me dy gola të shpejtë të shënuar në pjesën e parë dhe një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Didier Drogba shënoi golin e parë për mysafirët, pas një krosimi të ish-mbrojtësit të Arsenalit, Ashley Cole, dhe me ndihmën e shtyllës e mposhti portierin vendas (41’).

Ashley Cole ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të Chelseat, pasi që nga një krosim i tij, Thomas Vermaelen shënoi në portën e vet (45’).

SuperDrogba fundosi Arsenalin në minutën e 86-të duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Blutë, nga një gjuajtje e lirë.

Me këtë fitore, Chelsea mban kreun me pesë pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Manchester United, dhe 11 pikë më shumë se Arsenali që pozicionohet në vendin e katërt. /Telegrafi/