Site icon Telegrafi

Blushi: Votimet e para ku nuk ka dëshmi nga procesi i numërimit

Deputeti socialist Ben Blushi, pas referendumit të Partisë Socialiste të shtunën, me anë të një letre drejtuar mediave deklaroi se pati një terr informativ për këtë event.

“Të gjithë televizionet ishin përqendruar tek vitrina e referendumit në qendër të Tiranës. Nuk pashë asnjë kronikë tjetër. Asnjë lajm nga fshatrat apo nga zonat e tjera të vendit, asnjë njeri që votonte dhe asnjë proces numërimi. Meqë ra fjala, a ka ndonjë televizon që ka marrë pjesë në numërim dhe hapje kutish? Asnjë deri tani. Këto janë votimet e para në Shqipëri, nëse mund të quhen votime, ku nuk ka asnjë dëshmi nga procesi i numerimit”, shkruan Blushi.

Por, tjetër mendim ka Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, i cili në një deklaratë për mediat tha: “Proces transparent dhe i monitoruar nga mediat. Kjo dëshmon se PS është forca më demokratike dhe më e organizuar në Shqipëri. Anëtarësia hodhi me vullnet të lirë votën për çështjen që ju shtrua”.

Exit mobile version