Skuqja ‘shkop karramele’ ka vërshuar influenceret e shumta në TikTok, duke u bërë një trend sidomos tani që jemi në stinën e dimrit dhe në prag të festave.
Blushi, siç njihet ndryshe edhe si ‘candy cane’, ka fituar një popullaritet me mënyrën se si shkrihet në fytyrën e secilit.
Skuqja ‘shkop karramele’ është një kombinim i gjallë i blushit të lëngshëm të kuq dhe ‘hightlighter’-in e lëngshëm ngjyrë perle.
@alexxandra.makeup cutest christmas blush trend🎅🏼🍭 #candycaneblush #blush #blushhack #makeup #makeuphacks #makeuptransformation ♬ rockin around the christmas tree – sped up songs
Ju duhet të aplikoni produktet në pika sikurse forma e një kallami karrameli.
Pasi të shkrini me brush, faqet do të duken me shkëlqim me një nuancë që ngërthen atmosferën e festave. Fytyra gjithashtu do të duket sikur keni qenë jashtë në të ftohtë, por në një mënyrë elegante. /Telegrafi/