Telegrafi

Blushi: Masakra mbi LIBRA-n, të rinumërohen gjitha kutitë e Tiranës

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi nëpërmjet një reagimi në facebook i bën thirrje KQZ-së që të marrë vendim për të rinumëruar të gjithë Tiranën pas hapjes së 71 kutive me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së.

Ai thotë se vetëm në këto 71 kuti të hapura, LIBRA-s i mungonin 90 vota, sipas Blushit nëse KQZ nuk vendos të rinumërojë të gjitha kutitë e Tiranës, atëherë ajo është bashkëpunëtore në grabitjen e votave.

Statusi i Blushit

“Masakra mbi LIBRA. 71 kuti minus 90 vota KQZ

pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej. Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota. Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa është njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere”, shkruan Blushi. /Telegrafi/