Site icon Telegrafi

Blushi i kërkon gazetarëve: Mos e trembni Ramën se më vjen keq (Video)

Deputeti socialist Ben Blushi nuk ka lënë pa komentuar edhe intervistën që kreu i qeverisë Edi Rama tha pak kohë më parë në “Opinion”, ku u shfaq mjaft i tensionuar çka dukej dhe nga tundja e shpejtë e këmbës.

Blushi i kërkoi me batutë gazetarëve që të mos e ngacmojnë më me pyetje kryeministrin, sepse ai dridhet dhe ka frikë.

“Mos e frikësoni kaq shumë Edi Ramën, se është i frikësuar…Më vjen keq për atë kur e shoh se erdhi te ty dhe para një jave dridhej, ja pra nga këto arsye…E ngacmon ti, e ngacmon Anila (Basha) dhe ai dridhet. Unë nuk dua të dridhet, dua të futet në zgjedhje”, tha Blushi.

https://www.youtube.com/watch?v=Xm3IQOLJPKA

Exit mobile version