Site icon Telegrafi

Blushi ka diçka për t’i thënë Tahirit (Video)

Në seancën e kësaj të enjteje në Parlamentin e Shqipërisë nuk kanë munguar surprizat.

Këtë herë deputeti socialist, Ben Blushi duket se ka diçka private për t’i thënë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pasi e ka ftuar nga salla të dalë jashtë e të bisedojë me të.

Kjo gjë nuk i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët kanë nxituar ta fotografojnë e filmojnë atë.

Dy deputetët qëndrojnë prej disa minutash jashtë sallës së Kuvendit në këmbë duke biseduar ende nuk dihet se çfarë i ka mbetur Blushit pa thënë. /ReportTV/Telegrafi/

Exit mobile version