Telegrafi

Blushi: Jo Exit Poll, por Exit Rama

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka reaguar pas publikimi të disa sondazheve në opinion në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Shqipëri, i cili rendit Partinë Socialiste si fituese e zgjedhjeve.

Blushi përmes Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë këtyre sondazheve.

“Mos besoni asgjë që nuk ka dalë nga kutitë. Mungojnë 200 mijë vota për Qeverinë. Nuk ka Exit Poll, por ka Exit Rama”, ka thënë ai.