Telegrafi

Blushi ironizon sondazhin, ja pse Libra do të fitojë zgjedhjet

Kryetari i Libras, Ben Blushi ka publikuar para disa minutash një status ku komenton sondazhin e publikuar ditën e djeshme. Libra në sondazh renditej e katërta, ku përkthehej me dy mandate deputetësh për Tiranën, Blushi mendon se sondazhi nuk është i saktë pasi një popull nuk voton kurrë një qeveri me 90% të votave. Por sipas Blushit, partia e drejtuar prej tij është fituese e zgjedhjeve, pasi do të marrë votat e të gjithë atyre që janë të zhgënjyer nga Partia Socialiste.

Statusi i plotë i Blushit

Pse libra fiton zgjedhjet, jo sondazhet

Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.lotë i Blushit. /Telegrafi/