Telegrafi

Blushi – me fraksion të ri brenda PS-së, bashkë me Rexhep Mejdanin e Namik Koplikun

Nga Lëvizja e Mendimit Ndryshe tek ajo për Demokraci. Ben Blushi ka konfirmuar lindjen e një fraksion te ri brenda Partisë Socialiste.

Detyra për ta prezantuar në Asamble, iu caktua Maqo Lakrorit, por pjesë e saj do të jenë Mimoza Hafizi e Rexhep Mejdani.

Ndërkohe, propozimin e kryetarit socialist Edi Rama, për zhvillimin e një Referendumi të brendshëm partiak, i cili eventualisht do të vendoste mbi fatin e kreut të PS-së, Blushi e konsideroi marrëzi.