Në një intervistë për Thumb, ata i kanë rrëfyer të gjitha.
Blunt dhe Real janë pyetur nga gazetarja, se cilat janë ato femra që i kanë tërhequr seksualisht sapo i kanë parë për herë të parë.
“Unë njëherë e një kohë Leonora Jakupin doja, ka qenë on top. Ndërsa Real, Diellza Kolgecin ‘e ka shoqe’. Ja nxorra të gjitha”, ka thënë Blunt duke qeshur.
Dyshja ka treguar të vërtetën e sherrit të tyre me reperin Bim Bima.
Gjithashtu i kanë dhënë përgjigje edhe pyetjeve se cila do të ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Po të dashurat e tyre a janë shoqe me njëra-tjetrën?
Për më tepër dëgjojeni intervistën me dyshen e estradës shqiptare. /Telegrafi/
https://youtu.be/Yb8kfJq4YFg?t=608