Telegrafi

Blunt: Serbët kosovarë s’kanë arsye për frikë

“Mbrëmë kam pasur takim me komisarin e policisë dhe takohem rregullisht me komandantin e KFOR-it, dhe që të dy janë të bindur se do ta ruajnë qetësinë”, ka thënë Blunt.

Më tej, Blunt ka shtuar se, është i bindur plotësisht që, në rast se do të ketë provokime ndaj sigurisë “njerëzit që janë përgjegjës për ruajtjen e qetësisë, do të reagojnë në mënyrë shumë të vendosur”.

Duke e përshkruar situatën në Kosovë si “të qetë por të tensionuar”, Blunt ka thënë se, në ditët në vijim, do të pasojë seria e takimeve të nivelit më të lartë “e cila do ta trasojë rrugën për proceset e ardhshme dhe zhvillimet në Kosovë”.

“Treshja e Grupit të Kontaktit do t’i paraqes sot raportin e saj për bisedimet, Prishtinë Beograd, Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon, e po sot përfundon takimi i ministrave të NATO-s”, ka rikujtuar Blunt.