Dj Blunt dhe Real 1 kanë realizuar projektin e tyre më të ri.
“Vera” mban titullin kënga më e re e dyshes së famshme, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
Projekti i finalizuar sipas artistëve do të publikohet me datën 1 prill, ndërsa deri atëherë ata kanë publikuar një pjesë të videoklipit të punuar nga produksioni “Entermedia”.
Në fillim të muajit shkurt Blunt e Real kanë publikuar këngën “Presion”, e cila arriti një ndëgjueshmëri të madhe./Telegrafi/.