Telegrafi

Blumberg: SHBA del nga recesioni më shpejtë se sa pritej

Analistët të cilët kanë marrë pjesë në anketë, presin rritje industriale në SHBA në kuartalin e tretë, përfundimisht me shtatorin, prej 2,9 për qind në nivel vjetor, për dallim nga parashikimi paraprak prej 2,2 për qind.

Në parashikimin e fundit është kalkuluar edhe rënia rekorde e huazimeve në SHBA, si dhe niveli i papunësisë, e cila është zmadhuar në krahasim me muajin e kaluar.

"Kjo është pasojë e zbatimit të programit ‘kesh për vjetërsira’, pasi që me siguri numri më i madh i aktiviteteve do të kryhen gjatë zgjatjes së këtij programi. Shumë jemi të kujdesshëm ndaj konsumatorëve pasi që supozohet se buxheti i amvisërive është në gjendje të keqe", deklaroi ekonomiku kryesor i firmës konsultuese amerikane "Marija Florin Ramires", Xhoshua Shapiro.

Programi "kesh për vjetërsira" përfundoi më 24 gusht, prandaj analistët presin në kuartalin e ardhshëm zvogëlim të konsumit për një për qind.

Përveq kësaj, analistët të cilët kanë marrë pjesë në hulumtimin e Blumbergut, presin edhe një rënie prej 25 për qindve, që është për pesë për qind më shumë se parashikimet në hulumtimet paraprake dhe është në pajtim me recesionin aktual.