Telegrafi

Bluetooth kufjet me NFC nga Motorola

Një shtesë e veçantë tek të dyja modelet është teknologjia NFC e cila në telefonat celularë që janë kompatibil mundëson çiftëzimin më të thjeshtë të celularit dhe kufjeve. Krejt çfarë nevojitet është që kufjet të ia afroni celularit me cilin rast ndodh çiftëzimi. Duke iu falënderuar teknologjisë HD Audio Plus nga Motorola zëri është më i qartë, e mikrofoni i dyfishtë punon në kombinim me teknologjinë për eliminimin e zhurmave në prapavijë. Në modelin Silver bateria qëndron 15 orë bisedë, derisa në modelin Flip është deklaruar se zgjat gjashtë orë.

Së bashku me kufjet, Motorola paraqiti edhe aplikacionin MotoSpeak për celularët me Android që mundëson diktimin dhe dërgimin e mesazheve. Të dy modelet në shitje në tregun amerikan do të shkojnë me 24 tetor. Çmimi i shitjes për modelin Elite Silver është 130 dollarë, derisa modeli Elite Flip do të shitet për 100 dollarë. /Telegrafi/