Telegrafi

BlueStacks me aplikacionet e Android vjen edhe për Mac

Arritja e BlueStacks Android App Player edhe për Mac do tu mundësojë përdoruesve të qasen dhe t’i përdorin ndonjërin prej 750.000 aplikacionet e platformës Android në kompjuterët e Apple të cilët bazohen në sistemin operativ OS – X. 

Versioni beta i App Player për Mac lejon përdorimin e secilit aplikacion të Android përmes teknologjisë dhe patentës së saj të njohur si Layercake. 

Lansimi i BlueStacks App Player ishte bërë fillimisht gjatë muajit mars 2012, dhe vetëm 10 ditë pas paraqitjes në treg ka arritur në dhjetëra miliona shkarkime nga përdoruesit. / Telegrafi /