Telegrafi

Bluesky përjetoi “rekord trafiku” pasi Elon Musk vendosi masa të reja në Twitter

Konkurrenti i Twitter, Bluesky tha se përjetoi “rekord trafiku” të shtunën pasi Elon Musk paralajmëroi ditë më parë se Twitter do të kufizojë përkohësisht numrin e postimeve që përdoruesit mund të lexojnë në ditë.

Musk shkroi në një postim në Twitter se për shkak të “niveleve ekstreme të nxjerrjes së të dhënave” dhe “manipulimit të sistemit”, llogaritë e verifikuara, llogaritë e paverifikuara dhe llogaritë e reja të paverifikuara do të kenë numër të caktuar të postimeve që do të shohin gjatë një dite, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Twitter kufizon numrin e postimeve që mund të shohin përdoruesit gjatë një dite

Si rezultat, njerëzit iu janë drejtuar platformës Bluesky, një faqe në zhvillim e medieve sociale e bazuar në tekst, e mbështetur nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey.

Bluesky është ende në një fazë beta vetëm me ftesë dhe kompania tha në një postim të shtunën se sistemet e saj po përjetonin “performancë të degraduar si rezultat i trafikut rekord”. Platforma gjithashtu duhej të ndalonte përkohësisht regjistrimet e llogarive për të adresuar çështjet e performancës.

Bluesky rifilloi regjistrimet llogarive të dielën vonë.

Platforma Bluesky fillimisht u inkubua brenda Twitter-it në vitin 2019 kur Dorsey ishte ende CEO. /Telegrafi/