Telegrafi

BLU me dy super-modele të lira e të mira!

Dy modelet e reja në këtë linjë vijnë me kosto të ulët edhepse paketojnë disa specifika tejet të avancuara.

Vivo 5, sjell ekranin me 5.5” në 720×1280 Super AMOLED të mbështetur nga procesori Mediatek 6753 dhe 3GB RAM. Më pas, aty janë edhe 32GB memorie të brendshme si dhe kamera e pasme me 13MP.

Vivo 5 do të jetë në dispozicion në Amazon për 199 dollarë, si dhe në Best Buy dhe disa dyqane tjera me pakicë.

Në anën tjetër, Vivo XL poashtu ka ekranin me 5.5” në procesorin Mediatek MT6753 me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Kamera e pasme e këtij modeli sjell 13MP, baterinë me 3150mAh dhe Android 5.1.

Vivo XL do të jetë edhe më i lirë si model, pasiqë do të shitet për vetëm 149 dollarë në Amazon dhe Best Buy. (Telegrafi)