Telegrafi

Bloomberg do të jetë pjesë e debatit të demokratëve

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike, Michael Bloomberg do të jetë pjesë e një debati për herë të parë të mërkurën.

Për të marrë pjesë në debatin në Nevada, atij iu desh të arrinte shifrat dyshifrore në katër sondazhe kombëtare të njohura nga Partia Demokratike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kështu, u zbulua të martën se Bloomberg kishte mbështetjen e 19 për qind e të anketuarve.

“Mike mezi pret të bashkohet me kandidatët e tjerë demokratë në skenë dhe të tregojë se pse ai është kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trump”, tha menaxheri i fushatës së Bloomberg, Kevin Sheekey në një deklaratë.

Ndryshe, biznesmeni miliarder Micheal Bloomberg ka shpenzuar qindra miliona dollarë në reklama televizive, dhe ato dixhitale për fushatën e tij. /Telegrafi/