Telegrafi

Bloomberg, PTK-ja shitet 600 milionë euro

T-Hrvatski Telekom nga Kroacia dhe Telekom Austria AG (TKA) janë përzgjedhur nga qeveria e Kosovës si finalist në garën për privatizimin e aksioneve të kompanisë publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosoves. Operatori kroat, i cili në pjesën më të madhe zotërohet nga Deutsche Telekom AG (DTE) dhe Telekom Austria AG (TKA), kanë mundur rivalët e tjerë në garën për 75 për qind të aksioneve të kompanisë publike më profitabile të Kosovës.

Shitja është një përpjekje e qeverisë së Kosovës, për të mbuluar shpenzimet buxhetore. Vlera e shitjes së këtyre aksioneve vlerësohet se do të arrijë 600 milion euro", vlerëson Bloomberg. /Telegrafi/