Telegrafi

Bloodychuck: Kurrë nuk ka pasur repera më të këqinj

Bloodychuck që bashk me Singullar së fundmi lansoi albumin “Hip Hop Me Ngjyra Të Gjalla” ashpër ka vënë nën sëpatën e tij gjithë skenën e hip hopit shqiptar.

“Kurrë nuk ka pasur reperë më të këqinj në shqiptari. Ose mikrofonët janë shumë lirë, ose ka mungesë të aktiviteteve tjera”, ka thënë Bloodychuck në profilin e tij në Facebook.

Deklarata e Bloodychuck vjen pak kohë pas pohimeve të liderit të Babastars, Getit, se hip hopi shqiptar është bërë sikur ai amerikan me klane që po luftojnë njëri-tjetrin. /Telegrafi/