Telegrafi

Blomeyer: Rrota e historisë nuk kthehet prapa

“Kjo platformë nuk është miratuar ende. Dialogu është duke u zhvilluar në Bruksel. Temat në këtë dialog janë caktuar nga Baronesha Ashton. Po ashtu, për atë se si procedohet ky dialog, këtë e përcakton Baronesha Ashton. Kështu që besoj që Platforma e Serbisë nuk është relevante” ka thënë Blomeyer për “Epokën e Re”.

Ai ka thënë se duhet të përqendrohemi që edhe në të ardhmen Kosova dhe Serbia të dialogojnë sipas agjendës së Baroneshës Ashton e të mos “përqendrohemi në idetë dhe mendimet e ndryshme që vijnë nga kushdo”.

Ambasadori gjerman edhe njëherë ka përsëritur mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

“Gjermania i mbështet pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj, për faktin se rrota e historisë nuk mund të kthehet prapa” ka thënë Blomeyer. /Telegrafi/