Telegrafi

Blogerja tajlandeze përballet me pesë vjet burg pasi filmoi veten duke ngrënë lakuriqë

Një blogere tajlandeze po përballet me pesë vjet burg pasi filmoi veten duke ngrënë një lakuriq të plotë në një enë supe.

Phonchanok Srisunaklua e kishte ngarkuar videon 1 minutë e 40 sekonda në kanalin e saj “Gin Zap Bep Nua Nua” (Hani pikante dhe të shijshme) në YouTube ku kafshët e ngordhura shihen duke notuar në një supë me domate qershie.

Duke i përshkruar lakuriqët e natës si ‘të shijshëm’, ajo më pas shihet duke i copëtuar kafshët dhe duke i zhytur në një salcë pikante të quajtur “Nim Jam”, transmeton Telegrafi.

Në një moment, ajo shihet duke mbajtur një lakuriq të plotë para kamerës dhe duke thënë ai lakuriq ka dhëmbë, përpara se të fillojë e të shtypë kockat për të cilat tha se ishin ‘të buta’.

Videoja më pas u ngarkua me ankesa të shumtë nga shikuesit e indinjuar, të alarmuar për pasojat shëndetësore.

Njëri tha: ‘Nëse do të vdesësh, vdis vetëm. Askush nuk do t’ju fajësojë. Por do të mallkohesh nëse fillon një pandemi’.

Një tjetër tha: ‘Ju po e rrezikoni veten. Nëse sëmureni, mos u mundo t’i ngarkosh mjekët dhe infermierët’.

Veterineri, Pattaraphon Manee-on, kreu i grupit të menaxhimit të shëndetit të kafshëve të egra në Departamentin e Parqeve Kombëtare, Kafshëve të Egra dhe Ruajtjes së Bimëve, tha: “U trondita kur e pashë atë në video tani.

“Për shkak se incidenti nuk duhet të ndodhë si në Tajlandë ashtu edhe në mbarë botën, është sjellje shumë e rrezikshme, veçanërisht pasi lakuriqët e natës kanë shumë patogjenë”. Nuk ka asnjë provë që temperatura e ujit të nxehtë do të vrasë mikrobet. /Telegrafi/