Telegrafi

Blogerja Rita Saraçi tani edhe me koleksion veshjesh me emrin e saj

Vitin e kaluar u rendit si blogerja numër një botë nga revista InStyle.

Në fakt, blogeret janë inspirim i modës me veshjet e tyre që sjellin përmes rrjeteve sociale dhe nuk keni nevojë të bëni “shopping” për t’u veshur si ato pasi ato përdorin gjërat bazike në mënyrën që nuk e kemi menduar më parë.

E këtij niveli është edhe bukuroshja prishtinase, Rita Saraçi, e cila së fundi ka ardhur edhe si kreatore e modës.

Ajo u bë e njohur me stilin unik të veshjes dhe së fundi ka realizuar koleksionin personale të veshjeve që përfshijnë disa fustaneve.

Disa prej veshjeve i ka sjell tashmë në llogarinë personale në Instagram gjersa nuk e ka shmangur edhe sezonin e dimrit, ku ka ardhur me krijime unike dhe materiale kualitative.

Lexo po ashtu Blogerja Rita Saraçi renditet e para nga InStyle (Foto)

“Bashkëpunimi për koleksionin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me Walone Fashion Group”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale.

Ndryshe, Rita nuk do të ndalet me kaq pasi ka paralajmëruar edhe projekte të reja të modës. /Telegrafi/