Telegrafi

Blogerja Rita Saraçi renditet e para nga InStyle (Foto)

Blogerja nga Prishtina, Rita Saraçi, renditet e para në mesin e blogereve botërore, nga magazina e famshme botërore InStyle.

Në mesin e pesë blogereve të njohura, prishtinasja u rendit e para, nga prestigjiozja InStyle.

Revista shkruan se blogeret në vijim janë inspirim i modës me veshjet e tyre që sjellin përmes rrjeteve sociale dhe blogëve të tyre, transmeton Lajmi.net.

“ nuk keni nevojë të bëni shoping për t’u veshur si ato. Këto vajza përdorin gjërat bazike në mënyrën që nuk e kemi menduar më parë”.

“Filloni të bëni gjërat bashkë ‘e mora veshjen e parë që e pashë dhe jam aq në rregull me të aq sa është gjithçka që më nevojitet’, dhe do të shihni se zgjedhja e rrobave tuaja në mëngjes nuk do të jetë më një ankth”, shkruan magazina InStyle, duke paraqitur fotografi nga përditshmëria e blogereve të famshme.

Pas Ritës, renditen Reese Blutstein, Sara Escudero, Zina Charkoplia dhe Lovely Pepa.

Blogu i Ritës është në këtë LINK, ku ajo poston vazhdimisht imazhe të reja.