Make up artistja, Gëzime Muçolli ka hapur blogun e saj për të treguar talentin e saj në fushën e modës dhe make up-it.
Blogerja e re ka sjellur një trend të ri ndryshe nga që jemi mësuar të shohim në vendin tonë, transmeton Telegrafi.
Gëzimja, e cila mësimet për modë dhe make up, i mori në Paris, së shpejti do të udhëtoj sërish drejt Francës dhe Italisë, për të realizuar një set të ri fotografik për blogun e saj.
Për më shumë rreth artistes mund të informoheni në www.gizmafashion.com si dhe në profilin e saj në “Instagram” me emrin Gizmafashion. /Telegrafi/