Site icon Telegrafi

Blogerja kërkon 100 meshkuj ta puthin

Yang Ya-ching, studentja 27-vjeçare në akademinë e muzikës në kryeqyteti francez, deri më tani ka arritur t’i sigurojë 54 puthje, e për të dëshmuar këtë, në blogun e saj ka publikuar edhe fotografitë e këtyre takimeve.

Në mesin e njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në projektin e saj kanë qenë punëtorë fabrike, manekinë, turistë italian, ushtarë…

"Më ka lindur kjo ide para tri vitesh”, ka shkruar ajo në blog. "Tri nga katër miqtë e mi të cilët kanë kuptuar për planin më kanë tërhequr vëmendjen se më parë do të isha e tradhtuar, sesa e puthur", ka shtuar ajo.

Yang, e cila planifikon të shkruaj një libër për këtë përvojë, ka tërhequr 1.97 milionë vizitorë në blogun e saj, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Dikush i ka bërë pyetje në blog nëse frikësohet se mund të preket nga ndonjë sëmundje, e ajo është përgjigjur: "Jo, sepse sa më shumë që ke frikë, aq më pak të gjen".

Exit mobile version