Telegrafi

Blogerja gjermane tentoi ta shet mbështjellësin e mykur të telefonit për 140 mijë euro

 

Blogerja nga Gjermani, Bjanka Klasen, së fundmi ka tentuar të shet mbështjellësin e telefonit mobil në të cilin ishte mbledhur një sasi myku.

Ajo vendosi ta shet, siç thotë “veprën artistike” dhe atë për afro 140 mijë dollar amerikanë, transmeton Telegrafi.

Bjanka ka shpjeguar se mbështjellësi i telefonit i kishte rënë në det kur po tentonte të realizonte fotografi pranë ujit, e që më pas e kishte harruar në dollap për një kohë.

Ajo së fundmi e ka gjetur telefonin dhe e ka parë që kishte mbledhur myk, aty edhe i erdhi ideja që të përfitojë “nga kjo vepër artistike”, duke e publikuar në një ueb-faqe që merret me shitje online.

Paratë nga shitja e mbështjellësit ka dashur t’i dhurojë për të pastrehë, por kur e kuptoi se dikush i kishte ofruar 97 mijë euro e dinte se mbi 20 mijë euro duhet t’i japë si taksë – kështu hoqi dorë nga kjo ide. /Telegrafi/