Site icon Telegrafi

BlockJump Kosovo hap thirrjen për bursa për trajnim në Blockchain dhe Web3

Kutia, Compellio, dhe Luxembourg Blockchain Lab kanë nisur një projekt të madh për ndërtimin e kapaciteteve në teknologjinë Blockchain dhe Web3.

Kjo iniciativë është investim i 3 kompanive dhe është bashkë-financuar nga Grand Duchy of Luxembourg, e implementuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Luksemburgut.

Gjenerata e parë e të diplomuarve të BlockJump ka përfunduar me sukses trajnimin, ku 23 studentë janë pajisur me bursë të plotë dhe janë certifikuar në dy drejtime: Technical & Business.

Çfarë ofron trajnimi?

Përmes trajnimeve të ndara në dy drejtime – Technical ose Business – pjesëmarrësit do të kenë mundësinë:

-Të kuptojnë konceptet bazë dhe karakteristikat teknologjike të DLT dhe blockchain-it.

-Të mësojnë programim praktik në blockchain.

-Të eksplorojnë dhe zbatojnë metodat e Web3.

-Të ndërtojnë ura mes sistemeve tradicionale Web2 dhe teknologjive të avancuara të Web3.

-Të integrojnë blockchain-in në aplikacione reale.

Trajnimet mbahen fizikisht në ambientet e kompanisë Kutia dhe udhëhiqen nga trajnerë të certifikuar dhe të trajnuar posaçërisht për këtë trajnim.

Mundësia për Bursë të Plotë

Kutia, Compellio, dhe Luxembourg Blockchain Lab kanë investuar në ndërtimin e kapaciteteve në blockchain, duke mundësuar dhënien e bursave për kandidatët e përzgjedhur për të ndjekur këtë trajnim.

Me mbështetjen e LuxDev dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ky projekt pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në ekonominë dhe zhvillimin teknologjik të vendit, duke ndërtuar kapacitete në fushën e Blockchain në Kosovë dhe duke mundësuar kështu qasje në projekte të avancuara globale.

Si të aplikoni?

Aplikimi është i hapur për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret përkatëse.

📍 Apliko tani përmes linkut të mëposhtëm:

https://kutia.net/block-jump-kosovo/apply-for-training/

⏰ Afati i aplikimit: 01 Shkurt 2025

 

Exit mobile version