Një rrugë shumë e frekuentuar në Berkshire të Anglisë, është bllokuar për pesë minuta nga dy burra të panjohur që janë përfshirë në një zënkë.
Pos që i kanë mbajtur grushtet në gatishmëri, ata vetëm janë sjellë dhe kanë kërcënuar njëri-tjetrin, por nuk e kanë bërë asnjë goditje, transmeton Telegrafi.
Në të dy anët e rrugës janë bërë kolona të veturave që prisnin të kalonin, teksa ata e bllokonin trafikun në mes.
Madje, afër dyshes që është quajtur si shumë patetike, kanë shkuar edhe kalimtarë të ndryshëm për të bërë ‘selfie’.
Nuk dihen motivet e përleshjes së pazakontë, që nuk e la asnjërin të lënduar. /Telegrafi/
https://youtu.be/O9nRGk5Rvx4