Site icon Telegrafi

Bllokuan foltoren, Kuvendi i Shqipërisë përjashton gjashtë deputetë të tjerë të PD-së

Në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet në Kuvendin e Shqipërisë, u vendos përjashtimi nga seancat plenare e deputetëve të opozitës të cilët bllokuan foltoren gjatë seancës së kaluar.

Deputetja Greta Bardeli ishte ajo e cila u përjashtu më pak ditë se gjithë të tjerët, vetëm 3 ditë. Ndërkohë që deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Sorina Koti u përjashtuan me 10 ditë.

5 ditë u përjashtua dhe deputetja Linditia Metaliaj.

Nga ana tjetër PD e cilësoi kërkesën e PS-së për përjashtimin e deputetëve të opozitës si të paligjshme për shkak të tejkalimit të afateve. /Telegrafi/

Exit mobile version