Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, i njohur edhe si blloku i tretë i qendrës së djathtë, bëntë ditur se mbetet e hapur për bashkëpunim, por në baza parimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koalicioni e konsideron si parësore në platformën e saj përgjegjësinë politike dhe penalo-juridike, për të gjithë që e këqpërdorin besimin e qytetarëve dhe e futin Maqedoninë në krizë.
Koalicioni thotë se do të vendosë mekanizma kushtetues dhe garanca se asnjëherë më, nuk do të lejohet një pamje ‘bardhë e zi’ politike në vend./Telegrafi/