Sipas të gjitha gjasave, ish-kryeministri Ljubço Georgievski do të bëjë koalicion me partitë e djathta. Ai ka realizuar takime me Ljube Boshkoskin, Pavle Trajanovin dhe Jove Kekenovskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas funksionarëve të lartë të partisë, OBRM-Popullore, janë krijuar grupet e punës që do të duhet të fillojnë procedurat për listat e kandidatëve, përgatitjen e programit politik dhe platformës për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje.
Georgievski i ka hedhur poshtë lajmet për gjoja ofertë nga ana e OBRM-PDUKM-së, për pozita ministri dhe drejtorishë në disa ndërmarrje publike.
Përafrimin e OBRM-Popullores me Lidhjen Demokratike e konfirmon edhe Pavle Trajanovi, i cili bën të ditur se OBRM-PDUKM-ja tenton që të përçajë bllokun e djathtë, duke i bërë ofertë MORO-Partisë së punës./Telegrafi/