Telegrafi

Blloku 1 i TEC Manastir është rikthyer në rrjet

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-10 19:55:01Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comrrr—Ô¬

Blloku 1 i TEC Manastir është rikthyer në rrjet mëngjesin e sotëm. ASH EMV njoftoi se pas përfundimit të aktiviteteve servis-riparuese, impianti është në funksion dhe punon me kapacitet maksimal.

“TEC Manastir aktualisht është duke punuar me dy nga tre blloqet. Përveç Bllokut 1, në funksion është edhe Blloku 2, ndërsa në Bllokun 3 janë duke u zhvilluar ende aktivitetet për instalimin e transformatorit të ri”, njoftojnë nga SHA EMV.

Për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet vendi dhe nevojës për prodhim të vazhdueshëm dhe të shtuar të energjisë elektrike, siç theksohet nga ASH EMV, riparimet dhe rehabilitimi i pjesëve të blloqeve bëhen kur të krijohet mundësia, pa rrezikuar stabilitetin e termocentraleve./Telegrafi/