Janë dy grupime kryesore të “kriminelëve” në internet. Ata të cilët në mënyrë parësore janë të interesuar për fëmijë, si për shfrytëzim të drejtpërdrejt (pedofili, kidnapim…) apo për mbledhje të të dhënave mbi prindërit, dhe ata të cilët e bëjnë atë për të mbledhur të dhëna mbi prindërit, si dhe ata të cilët nuk “diskriminojnë” por i kanë viktima potenciale të gjithë ata të cilët shëtisin nëpër internet.
Metoda dhe mënyra të mbrojtjes nga të gjitha sulmet ka me të vërtetë shumë, mirëpo më e efektshmja është thjesht evitimi i faqeve problematike.
Windows Vista e ka të integruar mundësinë e bllokimit të qasjes në faqe dashakeqe të internetit, si dhe mundësinë e përcaktimit të kohës kur fëmija guxon të shpalos internetin, e kur jo.
Mbrojtja aktivizohet lehtë në kuadër të User Accounts të cilin mund ta gjeni në Control Panel. Zgjidhni "Set up parental Controls" dhe klikoni "On, enforce current settings". Në Web filter gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes në "High" nëse fëmija juaj shkon ende në shkollën fillore.
Nëse dëshironi që të siguroheni se fëmija do të shërbehet me kompjuter vetëm për mësim, atëherë zgjidhni opsionin "Only allow websites which are on the allow list" dhe më pas definoni ueb faqet përkatëse në "Allowed list".
Këtu mund të përcaktoni edhe sa orë fëmija juaj guxon të ketë qasje në internet, të kufizoni shkarkimin e dosjeve e madje edhe llojin e lojërave e programeve të cilat fëmija guxon t’i shfrytëzojë.
Me këtë lloj mbrojtjeje do të siguroni që fëmijën mund ta leni pa merak vetëm afër kompjuterit për një periudhë të shkurtër. Mirëpo, keni parasysh: për fëmijët më të vegjël është kyçe që prindërit të shfletojnë internetin bashkë me ta, sikurse është e rëndësishme që kjo të bëhet edhe në të gjitha aktivitetet tjera./Telegrafi/