Në Rusi duket se mund të presësh të ndodhë gjithçka, pasi në rrjetet sociale qarkullojnë vazhdimisht video dhe foto nga më të pazakontat.
Në një video të publikuar së fundi, tregohet momenti kur një grup djemsh ndalojnë veturën e tyre në mes të një rruge, duke bllokuar kalimin në të. Por, kur një person tjetër të kalojë, reagimi i tyre është disi agresiv.
Ata shihen teksa i afrohen automjetit në ngjyrë të bardhë dhe hapin derën, duke u përpjekur të nxjerrin jashtë shoferin, për t’u “sqaruar” me të, transmeton tema.
Por, kur ai ndalon dhe zbret për t’u përballur me grupin e “të fortëve,” gjërat marrin një rrjedhë krejt tjetër, ndërsa djemtë rrihen pre tij dhe mikut të tij, derisa mbeten të shtrirë në rrugë.