Në Houston të Shteteve të Bashkuara, një grua – pasi ka bërë ndeshje me veturë – është zhveshur dhe ka hipur sipër një kamioni.
Për dy orë me radhë, Policia dhe zjarrfikësit janë munduar ta zbresin poshtë, por ka qenë e kotë, transmeton Telegrafi.
Ajo ka vallëzuar dhe ka folur gjëra pa rëndësi, derisa e kanë zbritur me forcë dhe e kanë dërguar në spital.
Nuk bëhen të ditura arsyet e sjelljeve të saj, që besohet se janë pasojë e krizave nervore. /Telegrafi/