Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) e ka bllokuar xhirollogarinë e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM), transmeton Telegrafi.
Sipas Tv Telma, ditën e nesërme do të bëhen publike në mënyrë zyrtare arsyet e këtij veprimi të DAP-it. Nuk ka ndonjë informaicon se sa është borxhi dhe arsyet e sakta që DAP ka ndërmarrë këtë hap ndaj RTVM-së, ndërkaq kjo e fundit, një kohë të gjatë ndodhet në listën e borxhlinjve më të mëdhej në DAP.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë është duke mbajtur mbledhje, ku temë diskutimi është pikërisht gjendja e RTVM-së./Telegrafi/