Site icon Telegrafi

Bllokohet xhirollogaria bankare e gazetares Ivona Taleska

Revista Fokus bën të ditur se kryeredaktores së gazetës proqeveritare ”Veçer”, Ivona Taleska, i është bllokuar xhirollogaria bankare. As avokati i saj nuk ka arritur që të bëjë ç’bllokimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati sqaron se deri te bllokimi ka ardhur si rezultat i mosshlyerjes së një borxhi prej 1500 euro, për harxhime avokature, pasi që Taleska ka humbur dy gjyqe për shpifje dhe fyerje.

Përndryshe, në hetimet më të reja të PSP-së, përfshihet edhe Ivona Taleska, si ish-drejtore e disa kompanive që nuk kanë paguar tatimet./Telegrafi/

Exit mobile version