Telegrafi

Bllokohet tuneli i Thirrës

Bllokimi do të jetë për disa javë duke nisur nga data 11 tetor ora 19:00.

Ministri Olldashi sqaroi se mbyllja e tunelit bëhet edhe për shkak të punimeve elektromagnetike, ndërkohë që nuk përcaktoi një kohë për rihapjen e tij.

Kalimi i automjeteve do të bëhet pjesërisht nga aksi i vjetër rrugor.

Kjo në fakt, nuk është hera e parë që tuneli i Kalimashit bllokohet për shkak të kryerjes së punimeve, në një kohë kur ai figuron si i përfunduar. /Telegrafi/tch/