Telegrafi

Bllokohet treni në SHBA, njerëzit qëndruan me kokë poshtë për tre orë

Të dielën, një nga trenat e lodrave në një park argëtimi në Wisconsin u mbërthye dhe mbeti i varur në ajër gjatë kalimit.

Tetë pasagjerë ngecën në tren dhe u varën me kokë poshtë për më shumë se tre orë, u tha nga Departamenti i Zjarrfikësve Crandon, transmeton Telegrafi.

“Kishte një dështim mekanik gjatë udhëtimit dhe treni u mbërthye në një pozicion”, tha kapiteni i Departamentit të Zjarrfikësve Brennan Cook.

Videot në mediat sociale tregojnë shpëtimtarin duke u ngjitur në tren ndërsa pasagjerët presin me kokë poshtë.

Për shkak të lartësisë së trenit u thirrën në ndihmë njësitë e specializuara dhe ekipe shpëtimi, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas njoftimit për shtyp, pasagjerët prisnin të mbërrinte një kamion me shkallë nga një distancë prej 45 minutash.

Dhjetë vetura zjarrfikëse, nëntë ambulanca dhe 50 persona nga tre rrethe morën pjesë në shpëtimin e pasagjerëve, thanë zjarrfikësit. /Telegrafi/