Site icon Telegrafi

Bllokohet trafiku në Prishtinë, shkak vizita e Tony Blair dhe Edi Ramës

Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndrojnë sot për vizitë për në Kosovë, në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Për shkak të vizitës së tyre për disa minuta disa nga rrugët kryesore në kryeqytet u bllokuan duke shkaktuar kështu tollovi në komunikacion.

Blair dhe Rama do të zhvillojnë takime me liderët e vendit, dhe të dy do të nderohen me çmimin e Çelësit të Qytetit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version